Ndërlidhjet

Savchenko refuzon vendimin në gjyqin e saj


Nadia Savchenko
Nadia Savchenko

Avokati i pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, ka thënë se kjo e fundit do të refuzojë çdo vendim në gjyqin e saj.

Një gjykatë në jug të Rusisë ka thënë të hënën se Savchenko është bashkëfajtore për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.

Gjykatësi Leonid Stepanenko ka nisur të lexojë vendimin dhe ka thënë se Savchenko ka shkaktuar qëllimisht vdekjen e dy personave, mbi motive të urrejtjes dhe armiqësisë.

“Nadia Savchenko po ashtu ka kaluar ilegalisht kufirin kombëtar të Federatës Ruse, pa dokumente valide”, ka thënë gjykatësi.

"Ajo (Savchenko) nuk është e interesuar në aktgjykim; ajo beson se kjo nuk ka të bëjë me drejtësinë", ka thënë avokati i Savchenkos, Nikolai Polozov.

Prokurorët duan që Savchenko të dënohet me 23 vjet burgim.

Ajo thotë është kapur në lindje të Ukrainës, në qershor të vitit 2014, derisa ka luftuar me një batalion vullnetar kundër separatistëve pro-rusë, dhe se më pas është dërguar në Rusi.

XS
SM
MD
LG