Ndërlidhjet

IS-i merr përgjegjësinë për sulmet në Bruksel


Flamujt në gjysmështizë në Bruksel

Flamujt në gjysmështizë në Bruksel

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmet e së martës në Bruksel.

“Luftëtarët e Shtetit Islamik kanë kryer të martën një seri shpërthimesh me rripa eksplozivë dhe pajisje, duke goditur një aeroport dhe një stacion të metrosë në qendër të kryeqytetit belg, Bruksel”, ka thënë agjencia AMAQ, e cila është e lidhur me grupin ekstremist.

Nga sulmet në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë në këtë qytet janë vrarë së paku 34 veta dhe janë plagosur mbi 140.

Për më shumë hollësi, lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG