Ndërlidhjet

Kamikazët në aeroportin e Brukselit kanë qenë vëllezër


Dy sulmuesit e dyshuar në aeroportin e Brukselit.
Dy sulmuesit e dyshuar në aeroportin e Brukselit.

Dy kamikazë që kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar të Brukselit të martën, kanë qenë vëllezër, raportojnë mediat belge.

Transmetuesi RTBF thotë se Khalid dhe Brahim el-Bakraoui kanë qenë të njohur për policinë.

Personi i tretë, që është fotografuar me ta, është në arrati.

Shpërthimet e dyfishta në aeroport dhe një tjetër në një stacion të metrosë në Bruksel kanë lënë të vrarë 34 veta dhe të plagosur rreth 250.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.

Lexoni edhe këtë:

Belgjika në zi; paralajmërohen sulme të tjera

XS
SM
MD
LG