Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetje e Jeb Bushit për Ted Cruzin


Jeb Bush duke e shpallur tërheqjen e tij nga gara republikane për nominim presidencial më 20 shkurt në Karolinën Jugore

Jeb Bush duke e shpallur tërheqjen e tij nga gara republikane për nominim presidencial më 20 shkurt në Karolinën Jugore

Ish-guvernatori i Floridës, Jeb Bush, i cili edhe vetë ishte kandidat për nominim republikan presidencial, e ka mbështetur kandidatin tjetër, Ted Cruz, senator nga Teksasi, raporton AP nga Uashingtoni.

Në rrjetin Twitter, zoti Bush sot ka shkruar se “Ted është, konservator parimor dhe konsekuent, që ka treguar se ai mund ta bashkoj partinë”.

Nga ana tjetër, në rrjetin Facebook, Jeb Bush tha se republikanët “duhet t’i kapërcejnë ndarjet dhe vulgaritetin që Donald Trump e ka sjellur në arenën politike”, ose rrezikojnë të pësojnë humbje nga demokratja Hillary Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit.

Jeb Bush, babai dhe vëllai i të cilit ishin presidentë amerikanë, u tërhoq nga gara për nominim republikan në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG