Ndërlidhjet

Opozita shtynë protestën e paralajmëruar për të shtunën 


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Partitë politike opozitare në Kosovë kanë hequr dorë nga protesta e paralajmëruar për të shtunën.

Vendimi është kumtuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj.

Përderisa në konferencë nuk ka folur , lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se protesta është shtyrë për një datë të pacaktuar.

Mes tjerash ai ka thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve mes tri partive në opozitë.

Ndërkohë, edhe lideri i partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se kauza e opozitës do të vazhdojë, por tash për tash shtyhet protesta e paralajmëruar.

XS
SM
MD
LG