Ndërlidhjet

logo-print

Putin shpreh përkrahjen për Kadyrovin


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov, udhëheqës i rajonit të Çeçenisë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov, udhëheqës i rajonit të Çeçenisë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që e përcakton Ramzan Kadyrov si kryesues të rajonit të Çeçenisë, në Kaukazin Verior.

Duke folur me të sot në Kremlin, Putini tha se shpreson që Kadyrovi do të marrë pjesë eventualisht në zgjedhjet rajonale në shtator.

“Shpresoj që njerëzit e Çeçenisë do të jenë në gjendje të vlerësojnë si duhet gjatë fushatës zgjedhore se çka ju keni bërë për këtë republikë”, ka thënë Putin.

Mandati i Kadyrovit përfundon më 5 prill.

Ai ka udhëhequr me Çeçeninë që nga koha kur babai i tij, Akhmad Kadyrov, ish-president çeçen, u vra në vitin 2004. Putini e ka caktuar Ramzan Kadyrovin si kryesues të republikës në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG