Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 30 të vrarë nga sulmi i IS-it në stadium futbolli


Irak

Irak

Numri i personave të vrarë nga një sulm vetëvrasës në një stadium të futbollit në Irak ka arritur mbi 30, kanë njoftuar sot zyrtarët.

Sulmi ka ndodhur të premten pranë qytetit Iskanderijah, rreth 50 kilometra larg Bagdadit.

Përgjegjësinë për të e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Bombarduesi ka shpërthyer jelekun vetëvrasës derisa zyrtarët kanë qenë duke dorëzuar trofetë për lojtarët, pas një turneu lokal.

Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara kanë dënuar sulmin.

Zyrtarët kanë thënë se 17 nga të vrarët kanë qenë djem të moshës midis 10 dhe 16 vjeç.

Grupi ekstremist Shteti Islamik, i cili ka humbur terren në Irak dhe Siri në muajt e fundit, ka intensifikuar sulmet vetëvrasëse ndaj caqeve civile.

XS
SM
MD
LG