Ndërlidhjet

Ushtria siriane, me ndihmën ruse, avancon në Palmira


Palmira, Siri
Palmira, Siri

Forcat e Qeverisë siriane kanë avancuar në qytetin e Palmirës në disa fronte.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, ashtu si edhe televizioni shtetëror kanë raportuar se ushtria, e mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, ka rimarrë qarkun Al-Amirija, në buzë të Palmirës.

Grupi militant Shteti Islamik ka pushtuar Palmirën në maj të vitit të kaluar, duke demoluar disa nga monumentet më të çmuara të qytetit, të cilat kanë qenë të listuara si trashëgimi botërore nga UNESCO-ja (Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë due Kulturë).

Pamjet televizive kanë treguar sot një ushtar duke valëvitur flamurin sirian nga muret e një kështjelle mesjetare.

XS
SM
MD
LG