Ndërlidhjet

Ish-zëdhënësja e Hagës mbahet në izolim


Florence Hartmann
Florence Hartmann

Ish-zyrtarja e Tribunalit të Hagës për Krime Lufte, Florence Hartmann, është duke u mbajtur në izolim, me drita ndezur gjatë gjithë kohës, ka thënë avokati i saj.

Hartmann, gazetare franceze, dikur zëdhënëse e Tribunalit, është arrestuar për shpërfillje të dënimit për zbulimin e dokumenteve konfidenciale, që daton nga viti 2009.

Fillimisht, ajo është dënuar me gjobë, por kjo ka ndryshuar në shtatë ditë burgim, pasi gjykata ka thënë se ajo nuk e ka paguar gjobën.

Hartmann, 53 vjeçe, insiston se paratë janë depozituar në një llogari franceze.

Ajo është arrestuar të enjtën në Hagë, ku ka shkuar për verdiktin kundër ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

“Ajo është e izoluar prej të burgosurve të tjerë dhe deri më tani është vizituar vetëm nga konsulli francez”, ka thënë avokati Guenael Mettraux.

Hartmann ka punuar për Triubunalin e Hagës nga viti 2000 deri më 2006.

Ajo ka shkruar një libër, “Paqja dhe Ndëshkimi”, dhe një artikull ku ka zbuluar ekzistencën e dokumenteve konfidenciale për përfshirjen e Qeverisë së Serbisë në luftën në Bosnje, në vitet 1990.

XS
SM
MD
LG