Ndërlidhjet

Jahjaga: Pashkët kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe të solidaritetit


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar një mesazh urimi Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, dhe të gjithë besimtarëve katolikë me rastin e Festës së Pashkëve.

"Festat si kjo e Pashkëve kthejnë ndjenjën e bashkimit dhe të solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe për përkujdesjen institucionale. Andaj, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të tolerancës, së bashku të punojmë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe, siguri dhe begati për gjithë njerëzimin", ka thënë Jahjaga.

Ajo u ka përcjellë urime edhe ambasadorëve, përfaqësuesve diplomatikë, komandantit dhe ushtarëve të KFOR-it, si dhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë, që festojnë Pashkët në Kosovë.

XS
SM
MD
LG