Ndërlidhjet

Belgjikë: Tre vetë akuzohen për “aktivitete terroriste”


Një ekspert për kontrollin e materjeve eksploduese në Bruksel
Një ekspert për kontrollin e materjeve eksploduese në Bruksel

Prokurorët e Belgjikës kanë thënë sot se tre vetë janë akuzuar për involvim në aktivitetet e grupeve terroriste.

Këta tre persona, të identifikuar si Yassine A., Mohamed A. dhe Aboubaker O., ishin arrestuar gjatë një serie të bastisjeve në Bruksel dhe në qytetet veriore, Meshelen dhe Dufel.

Prokurorët nuk kanë dhënë detaje për aksionet e terroristëve të dyshuar ose nëse ata ishin të ndërlidhur me sulmet vetëvrasëse me bomba në Bruksel, më 22 mars.

Personi i katërt i arrestuar gjatë bastisjeve është liruar pa akuzë, thuhet në deklaratën e Zyrës së prokurorisë federale të Belgjikës.

Nga ana tjetër, ministria e shëndetësisë e Belgjikës ka njoftuar se numri i të vrarëve nga sulmet me bomba ka arritur në 35 vetë.

Në këtë numër përfshihen edhe tre sulmuesit vetëvrasës.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG