Ndërlidhjet

logo-print

Njohësit e çështjeve juridike thonë se puna e Prokurorisë Speciale të Maqedonisë pengohet nga të gjithë ata të cilët kanë frikë nga drejtësia prandaj tërë kohën shpikin modalitete për të pamundësuar punën e Prokurorisë Speciale.

Partitë politike në pushtet VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë propozuar ndryshimin e Ligjit për procedurë penale me të cilin të akuzuarve u jepet afat më i madh për mbrojtje, përkatësisht afati prej 15 ditëve për mbrojtje zgjatet në 90 ditë.

Me propozimin e ndryshimit të Ligjit për procedurë penale njëherësh krijohet mundësi ligjore për marrëveshje me prokurorët madje edhe para ngritjes së padisë ndaj të akuzuarve.

Propozimi për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale i cili tanimë ka hyrë dhe në procedurë parlamentare ashpër është kundërshtuar nga partia maqedonase në opozitë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë .

Nga kjo parti thonë se përmes këtyre ndryshimeve synohet të zvarriten procedurat hetimore të ngitura nga Prokuroria Speciale përkatësisht që të prolongohen për tre muaj akuzat e ngritura ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, siç ishe rasti ku Prokuroria Speciale Publike ka nisur procedurë hetimore ndaj ish drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për ushtrim të dhunës ndaj Lube Boshkoskit nën emrin “Tortura”.

Jovan Tërpenovski ish prokuor, thotë se partitë në pushtet në mënyrë retroaktive synojnë të pengojnë çdo veprim të Prokurorisë Speciale nga frika se duhet të përballen me drejtësinë.

“Nuk kanë të ndalur obstruksionet të cilat po i bëhen punës së Prokurorisë Speciale Publike që nga dita e konstituimit të këtij organi. Të gjithë ata të cilët kanë frikë nga drejtësia tërë kohën shpikin modalitete për të pamundësuar punën e Prokurorisë Speciale. Propozimi i fundit për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale në esencë nuk do të ndryshojë shumë, po ajo që për mua është brengosëse është reaksioni retroaktiv i pushtetit ndaj çdo veprimi që po ndërmerr Prokuroria Speciale” vlerëson Tërpenovski ish prokuror publik.

Sipas analistëve politik gjithashtu thonë se insistimi i VMRO DOMNE-së që udhëhiqet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe ai i Prokurrorisë Publike qe prokurorja speciale Katica Janeva personalisht të raportojë para Kuvendit, përkatësisht Këshillit të Prokurorëve, për raportin e punës së institucionit që drejton.

Ndryshe, kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, gjatë të martës ka paralajmëruar se nëse prokurorja speciale Katica Janeva të mërkurën nuk shkon në mbledhjen e këtij institucioni, atëherë Prokurorisë Speciale nuk do t’i jepen lëndët “Magjar Telekom” dhe “Verushesvki”, ndërsa do t’i merret edhe rasti “Spiun” për të cilat Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë në konferencën e fundit është shprehur optimiste në bashkëpunimin me institucionin e Prokurorisë Publike dhe këto lëndë do të kalojnë nën kompetencat e saj, në bazë të Ligjit që rregullon funksionimin e Prokurorisë Speciale.

XS
SM
MD
LG