Ndërlidhjet

Zbulimi: Rinoqerosi siberian është zhdukur më vonë se sa mendohej


Rinoqeronti siberian (Elasmotherium sibericum)
Rinoqeronti siberian (Elasmotherium sibericum)

Rinoqerosi me bri shumë të gjatë, i njohur si Njëbrirëshi (unicorn) siberian, nuk është zhdukur para 350 mijë vitesh, siç mendohej më parë, por me gjasë ka mbijetuar deri para 29 mijë viteve, kur kanë jetuar njerëzit parahistorikë.

Ky është konkludimi i një kërkimi të ri të publikuar në Revistën Amerikane të Shkencës së Aplikuar, që bazohet në radiocarbonit, me prejardhje nga një kaftë e ruajtur mirë të njërit prij gjitarëve të gjetur në Kazakistan.

Këto shtazë, me emrin latin, Elasmotherium sibiricum (rinoqeronti siberian), me gjasë ishin vegjetarianë që kullosnin bari. Besohet se ata peshonin deri në katër tonelata dhe ishin dy metra të gjatë dhe në masë të madhe dukeshin si rinoqerontët bashkëkohës, por me qime të palëmuara dhe me bri jashtëzakonisht të gjatë.

Ata jetonin prej lumit Don në Rusi e deri në lindje të Kazakistanit të sotëm, thuhet në studim.

Për shkak të jetëgjatësisë së gjatë befasuese të llojeve të kafshëve, shkencëtarët thonë se gjetjet sugjerojnë se studimet e tjera duhet t’i rivlerësojnë mbetjet e gjitarëve, që më parë mendohej se janë zhdukur para 50 mijë apo 100 mijë viteve.

XS
SM
MD
LG