Ndërlidhjet

Shteti Islamik nxit myslimanët të kryejnë sulme edhe në Gjermani


Ilustrim
Ilustrim

Shteti Islamik ka postuar në internet fotografi që u bëjnë thirrje myslimanëve në Gjermani që të realizojnë sulme të ngjashme me ato të Brukselit edhe në shtetin gjerman, duke veçuar zyret e kancelares Angela Merkel dhe aeroportin e Bonit, transmeton Reuters.

Evropa Perëndimore është në alarmin më të lartë të sigurisë, pas sulmeve të javës së kaluar nga Shteti Islamik në qytetin e Brukselit, ku u vranë 32 njerëz, në aeroport dhe metro.

Të mërkurën, Franca tha se është duke hetuar një person të dyshuar për planifikim të një akti të pashmangshëm të “dhunës ekstreme”.

Imazhet dhe grafikat e Shtetit Islamik, të publikuara sot në mediat gjermane, përfshijnë sllogane në gjermanisht, që nxisin myslimanët për të kryer dhunë kundër “armiqëve të Allhut”.

Zyra Federale e Policisë gjermane, e cila monitoron militantët e dyshuar me pasaporta gjermane që kthehen nga vende si Iraku dhe Siria, tha se është e informuar për imazhet, por tha se publikimi i tyre nuk paraqet nevojën e ndërmarrjes së masave shtesë të sigurisë.

XS
SM
MD
LG