Ndërlidhjet

Jahjaga: Dhuna në familje mbetet në nivel të lartë


Ilustrim
Ilustrim

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se dhuna në familje, si fenomen shqetësues në gjithë botën, është prezente edhe në shoqërinë kosovare.

“Dhuna në familje në Republikën e Kosovës, për fat të keq, vazhdon të jetë në nivel të lartë. Edhe në raportet e institucioneve ndërkombëtare për progresin në Kosovë, dhuna në familje përmendet si një njollë, si një e metë, e cila sfidon demokracinë dhe të drejtat e njeriut, të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi”, ka thënë Jahjagha në ceremoninë e lansimit të doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Doracaku është përpiluar nga gjyqytarë dhe prokurorë të Kosovës, Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, shoqëria civile dhe partnerë të tjerë.

XS
SM
MD
LG