Ndërlidhjet

logo-print

Abdeslam do të ekstradohet në Francë


Salah Abdeslam

Salah Abdeslam

Një gjykatë në Bruksel ka vendosur të lejojë ekstradimin në Francë të Salah Abdeslamit, i dyshuar për sulmet terroriste në Paris, që kanë ndodhur nëntorin e kaluar.

Abdeslam është arrestuar këtë muaj në qendër të Brukselit, ku dyshohet se është fshehur për më shumë se katër muaj.

Arrestimi i tij në një operacion të madh policor është bërë katër ditë përpara sulmeve me bomba në Bruksel, që kanë lënë të vrarë 35 veta.

Autoritetet belge dhe franceze do të diskutojnë tani se si të realizohet ekstradimi, ka thënë Zyra e prokurorit belg.

Megjithatë, transferimi mund të marrë disa javë kohë, pasi Abdeslam po merret në pyetje edhe për sulmet në Bruksel që kanë ndodhur më 22 mars.

Pas arrestimit, Abdeslam është marrë në pyetje për rolin e tij të dyshuar në sulmet në Paris.

Por, pas sulmeve vetëvrasëse në Bruksel, ai ka përdorur të drejtën e tij për të heshtur.

XS
SM
MD
LG