Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Sot pjesërisht është rihapur aeroporti


Pamje e një pjesëtari të sigurisë në aeroportin e Brukselit

Pamje e një pjesëtari të sigurisë në aeroportin e Brukselit

Aeroporti i Brukselit sot është rihapur pjesërisht për fluturime të udhëtarëve, 12 ditë pas sulmeve vetëvrasëse të grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Vazhdimi i fluturimeve u bë pasdite, pasi një aeroplan me udhëtarë është nisur për në qytetin Faro të Portugalisë.

Ka fluturime edhe për në Athinë të Greqisë dhe Torino të Italisë.

Nga sulmet vetëvrasëse me bomba më 22 mars, në aeroportin e Brukselit dhe në metron e qytetit, janë vrarë 32 vetë.

Udhëtarët sot kanë kaluar nëpër kontrolle më të ashpra të sigurisë, ndërsa aeroplanët nisen nga një pistë e përkohshme.

XS
SM
MD
LG