Ndërlidhjet

Polaket protestuan kundër propozimit për ndalimin e abortit


Pamje nga një protestë e mëparshme në Varshavë
Pamje nga një protestë e mëparshme në Varshavë

Mijëra polake kanë protestuar sot para Parlamentit të Polonisë në kryeqytetin Varshavë, pasi një lider i fuqishëm i partisë në qeveri në këtë vend, e ka mbështetur thirrjen e peshkopëve katolikë për ndalim të plotë të përfundimit të shtatzënësisë.

Aktualisht, Polonia e ka njërin prej ligjeve më kufizuese për abort në Bashkimin Evropian, raporton agjencia Reuters.

Statistikat zyrtare tregojnë se vetëm disa qindra aborte ndodhin çdo vit, por aktivistët për zgjedhje sipas dëshirës thonë se abortet sekrete janë shumë të zakonshme.

Protestueset kanë brohoritur “larg duart nga mitra ime” dhe “trupi im, çështja ime”.

XS
SM
MD
LG