Ndërlidhjet

logo-print

Irani do të vazhdojë me rritjen e prodhimit të naftës


Ilustrim

Ilustrim

Irani do të vazhdojë me rritjen e prodhimit të tij të naftës derisa të rimëkëmbet nga humbjet në treg, që pësoi nga vënia e sanskioneve ndërkombëtare, lidhur me shqetësimet e tyre për programin bërthamor të Teheranit, ka thënë ministri iranian i Naftës, Bijan Zanganeh.

Deklaratat e ministrit iranian të Naftës, Bijan Zanganed vijnë gjatë komenteve të dhëna për një marrëveshje të arritur në shkurt ndërmjet Rusisë dhe Arabisë Saudite, për të frenuar rënien e çmimeve globale të naftës.

Zanganeh u shpreh lidhur me këtë temë para takimit të 17 prillit të prodhuesve të naftës në Katar, ku pritet të diskutohet për një ngrirje të mundshme të prodhimit.

Pavarësisht komenteve, Zanganeh është cituar nga agjencitë e lajmeve të ketë thënë se ‘marrëveshja ndërmjet eksportuesve të OPEC-ut dhe të tjerëve, si Arabia Saudite dhe Rusia, për ta ndalur prodhimin e naftës në nivelet e janarit, është një hap pozitiv”.

Lidhur me mundësitë e pjesëmarrjes në takimin në Doha, ai tha se sigurisht se do të marrë pjesë “nëse i premton koha”.

XS
SM
MD
LG