Ndërlidhjet

logo-print

Përfaqësuesit e organizatave të gazetarëve në Maqedoni kanë theksuar se pa reforma në media nuk mund të organizohen zgjedhje fer dhe demokratike.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani, tha me refuzimin e miratimit të Ligjit për shërbime audiovisuale të iniciuar nga pesë organizatat e gazetarëve dhe të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partitë politike në pushtet VMRO DPMNE dhe Bashkimi Demokratik për Integrim dëshmuan se pushteti nuk dëshiron media të lira dhe profesionale sepse ka frikë që qytetarët të mësojnë të vërtetën.

Selmani gjithashtu ka theksuar se pa reforma në media si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes politike të njohur si marrëveshja e Përzhinos nuk ka kushte për zgjedhje ve dhe demokratike.

“Pa reforma në media zgjedhjet nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, sepse në atë rast qyetarët e Maqedonisë do të jenë të privuar nga e drejta që të informohen drejtë dhe në mënyrë objektive për të gjitha ofertat politike të cilat do të ofrohen nga subjektet ndryshme politike".

"Nuk mund të pritet që qytetarët të cilët janë keq të informuar apo janë të dezinformuar të marin vendime të drejta politike ditën e zgjedhjeve” thekson Naser Selmani kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni.

Ndërkaq Biljana Petkovska nga Instituti i Mediave në Maqedoni tha se varësisht nga ajo që do të vendosin partitë politike rreth mbajtjes së zgjedhjeve me pesë qershor ose prolongimin e tyre do të modelohet dhe veprimi i organizatave të gazetarëve.

“Beteja për reforma në media do të vazhdojë edhe më tej sepse mediat nuk janë të rëndësishme vetëm gjatë procesit të zgjedhjeve, por mediat kanë një rol shumë të rëndësishëm si para ashtu edhe pas zgjedhjeve. Qytetarët kanë të drejtë të informohen dejtë dhe sakë për të gjitha veprimet e dejtuesve të institucioneve” ka theksuar Biljana Petkoska.

Përderisa Teofill Bllazhevski nga Këshilli për etikë në media, tha se deputetët praktikisht kanë votuar kundër asaj që servisi publik në Maqedoni të ketë mjete të garantuara dhe të funksionojë si institucion krejtësisht i pavarur nga politika.

“Deputetët dje refuzuan të votojnë një ligj i cili do të pamundësojë zgjedhjen e antërave të partive politike në këshillin e servisit publik, refuzuan sigurimin e mjeteve të sigurta nga buxheti i shtetit për servisin publik si dhe agjencionit të mediave, t'i jepen më shumë të drejta për të denuar gjuhën e urrejtjes, si dhe një varg masash tjera të cilat do të kontribuonin për lirinë e shprehjes”, tha Bllazhevski.

Ndryshe, deputetët e shumicës parlamentare nuk e përkrahën propozimin për ndryshimin e Ligjit për shërbime audio dhe vizuale, që rregullon punën e medieve i cili u dorëzua nga partia maqedonase në pushtet Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Propozimi për ndryshimin e ligjit të mediave është mbështetur nga ana e pesë shoqatave të gazetarëve në Maqedoni.

Reformat në media ishte një nga shtyllat kryesore edhe të marrëveshjes politike e cila u nënshkrua nga partitë kryesore në Maqedoni me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, në bazë të së cilës marrëveshje vendi duhet të krijojë kushte për organizimin e zgjedhjeve në një frymë demokratike.

XS
SM
MD
LG