Ndërlidhjet

Iran: Brenda një viti do të arrihet prodhimi i nivelit para sanksioneve


Bijan Namdar Zanganeh
Bijan Namdar Zanganeh

Ministri i naftës i Iranit, Bijan Namdar Zanganeh, ka thënë sot në Televizionin shtetëror iranian se prodhimi i naftës do ta arrij nivelin prej 4 milionë fuçive në ditë, sa ishte sasia më e lartë e prodhuar para sanksioneve.

Sipas tij, eksporti i naftës së Iranit deri më 27 mars të vitit të ardhshëm, do të arrijë në 2.25 milionë fuçi në ditë, në saje të tërheqjes së sanksioneve ekonomike ndërkombëtare në muajin janar të këtij viti, pas marrëveshjes atomike të nënshkruar me fuqitë botërore.

Rrjedhimisht, këtë muaj eksporti është më tepër se 2 milionë fuçi, tha ministri Zanganeh.

Sanksionet e imponuara kundër Iranit në fillim të vitit 2012 nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, për shkak të programit atomik të Iranit, e kanë ulur eksportin nga sasia më e lartë prej 2.5 milionë fuçi në ditë, para vitit 2011, në vetëm 1 milion fuçi.

Këto komente u bënë në periudhën kur Rusia dhe vendet e OPEC-ut, kanë bërë presion që prodhimi në të gjitha vendet kryesore të prodhuesve të naftës në botë të ulet, në përpjekje për stabilizimin e çmimeve, që kanë shënuar rënie të madhe.

Irani ka refuzuar t’i bashkohet kësaj mase.

XS
SM
MD
LG