Ndërlidhjet

Ushtria irakiane ndërpren përkohësisht sulmet për rimarrje të Mosulit


Forcat irakiane të sigurisë, 4 prill 2016
Forcat irakiane të sigurisë, 4 prill 2016

Ushtria irakiane ka ndërprerë përkohësisht sulmet ushtarake, si pjesë e fazës së parë të një fushate për të rimarrë qytetin verior të Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

Gjeneral major Najm Abdullah al-Jubbouri tha sot përmes një deklarate se forcat irakiane po i presin njësitë federale të policisë dhe luftëtarë shtesë të fiseve, për ta mbajtur territorin, pasi ta rimarrin atë.

Pas pothuajse tri javësh të operacioneve, forcat irakiane kanë rimarrë vetëm tri fshatëra nga Shteti Islamik në zonën Makhmour, e cila mendohet të jetë një terren i rëndësishëm, për një sulm të ardhshëm në Mosul.

Ky fillim i lëkundur ka hedhur dyshime në aftësitë e ushtrisë irakiane, e cila pjesërisht u shkatërrua kur militantët e Shtetit Islamik morën një të tretën e vendit, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG