Ndërlidhjet

Karaxhiqi kërkon që të lirohet nga paraburgimi


Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqi, gjatë seancës së sotme në Hagë, 6 prill 2016
Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqi, gjatë seancës së sotme në Hagë, 6 prill 2016

Radovan Karaxhiqi ka kërkuar që të lirohet nga paraburgimi, në pritje të apelit të tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë.

Ish-lideri i serbëve të Bosnjës u dënua muajin e kaluar me 40 vite burg për krime të luftës dhe gjenocid, pasi ai në vitin 1995 kontrolloi forcat serbe që masakruan 8000 burra dhe djemë myslimanë në Srebrenicë.

Karaxhiqi, 70 vjeçar, kërkoi sot një seancë, pasi, sipas tij, paraburgimi po i shkatërronte atij shëndetin.

Ai tha se shëndeti i tij është përkeqësuar gjatë 8 viteve sa ka qëndruar në mbajtje, diçka që ai e cilësoi si“ligësi” të njësisë së paraburgimit, për të cilën tha se tashmë veç ka marrë jetë njerëzish.

Ai tha se kushtet aty janë të shekullit 19-të, dhe i ngjasojnë ndonjë burgu turk apo komunist.

Kreu i Tribunalit të Hagës refuzoi kërkesën e tij, por kërkoi që të rishikohen kushtet në qendrën e paraburgimit të Kombeve të Bashkuara, që ndodhet në resortin bregdetar holandez të Scheveningenit.

XS
SM
MD
LG