Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe OPEC-u do të merren vesh për ngrirje të prodhimit të naftës, pa Iranin


Ilustrim

Ilustrim

Rusia dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës kanë arritur një marrëveshje për ngrirjen e prodhimit të naftës, edhe nëse kësaj nisme nuk i bashkohet Irani, i ka thënë “Bloomberg News” një zyrtar i lartë i OPEC-ut.

Përfaqësuesje e Kuvajtit në OPEC, Nawal al-Fezaia tha se vendet prodhuese të naftës nuk kanë zgjidhje tjetër pos arritjes së një marrëveshjeje për ngrirjen e prodhimit, kur ato të takohen më 17 prill në Katar, pasi që çmimet janë shumë të ulëta.

Prodhuesit e naftës do të takohen në Doha, për të finalizuar marrëveshjen për ngrirjen e prodhimit të naftës, të arritur më herët këtë vit nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës, Rusia dhe Arabia Saudite.

Burimet ruse i kanë thënë Reutersit se ngrirja e prodhimit do të ndodhë dhe se Rusia dhe OPEC-u janë duke i diskutuar hollësitë, lidhur me atë se sa gjatë do të mbahet kjo ngrirje dhe se si do të monitorohet ajo.

XS
SM
MD
LG