Ndërlidhjet

Kerry ka arritur në Irak për të biseduar për luftën kundër IS-it


John Kerry (djathtas) me të arritur në aeroportin ndërkombëtar në Bagdad
John Kerry (djathtas) me të arritur në aeroportin ndërkombëtar në Bagdad

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Irak për bisedime lidhur me luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Gjatë qëndrimit të tij në Bagdad, zoti Kerry do të takohet me kryeministrin, Haider al-Abadi, me ministrin e jashtëm, Ibrahim al-Jaafari, dhe me kryeministrin e rajonit autonom kurd në Irak, Nechirvan Barzani, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, John Kirby.

Sekretari Kerry “do ta theksoj mbështetjen tonë të fuqishme për qeverinë e Irakut, derisa ajo i shqyrton sfidat e rëndësishme politike, të sigurisë dhe ato ekonomike”, tha zëdhënësi Kirby.

Në Bagdad, ku zoti Kerry është të parën herë prej vitit 2014, do të ofroj mbështetje për qeverinë Abadi në periudhën e krizës së thellë politike në Irak.

Javën e kaluar zoti Abadi e ka shqetësuar elitën politike iraniane me propozimin për riformatim të kabinetit, me të cilin synohet ndalja e korrupsionit me rrënjë të thella, duke i zëvendësuar politikanët me përvojë të gjatë me teknokratë dhe akademikë.

Shtetet e Bashkuara kanë shqetësime se trazirat politike mund t’i dëmtojnë përpjekjet e Irakut për rimarrjen e territorit që e ka humbur nga grupi ekstremist, Shteti Islamik, i cili ende i ka nën kontroll territore të mëdha në këtë vend.

XS
SM
MD
LG