Ndërlidhjet

Tetë vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kosovës


Ilustrim
Ilustrim

Sot janë bërë tetë vjet prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Moszbatimi i Kushtetutës së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, konsiderohet si një nga sfidat më të mëdha të institucioneve.

Megjithatë, autoritetet janë shprehur optimiste se do ta shtrijnë sovranitetin edhe në atë anë.

Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri multietnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.

XS
SM
MD
LG