Ndërlidhjet

logo-print

BE dënon dhunën në lindje të Ukrainës


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Bashkimi Evropian ka kritikuar dhunën në lindje të Ukrainës, pas sulmeve ndaj monitoruesve ndërkombëtarë.

“Rritja e konsiderueshme e shkeljeve të armëpushimit në rajonin e Donjeckut paraqet nivel të paparë të dhunës”, ka thënë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në një deklaratë të lëshuar të dielën.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë mbrëmë se një ekip i vëzhguesve të saj në lindje të Ukrainës është sulmuar rreth 50 kilometra nbë jug të qytetit Donjeck.

Në incident nuk ka pasur të plagosur.

Vëzhguesit e OSBE-së po ashtu janë qëlluar më 7 prill.

Mogherini ka thënë se “armëpushimi i qëndrueshëm është urgjentisht i nevojshëm”.

Mbi 9,100 veta janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës prejse ka shpërthyer konflikti midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG