Ndërlidhjet

Maqedoni: Përleshje e migrantëve me policinë, qindra të lënduar


Migrantët duke u larguar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia e Maqedonisë

Migrantët duke u larguar pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia e Maqedonisë

Migrantët mbrëmë janë përleshur me policinë e Maqedonisë pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa migrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 vetëve, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës.

Së paku 6 të lënduar janë në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre 5 me lëndime serioze.

Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë migrantë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek.

XS
SM
MD
LG