Ndërlidhjet

Në Brazil kërkohet gjykimi i presidentes së vendit


Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff

Një Komitet në Shtëpinë e Ulët të Parlamentit në Brazil ka rekomanduar gjykimin e presidentes, Dilma Rousseff, nën akuzat për manipulim të llogarive, për të fshehur problemet e buxhetit shtetëror gjatë rizgjedhjes në vitin 2014.

Komiteti votoi me 38 vota për dhe 27 kundër, duke thënë se ka bazë për gjykim të Rousseff lidhur me këto akuza, duke organizuar kështu një votim të rëndësishëm në Shtëpinë e Ulët të Parlamentit, për të vendosur nëse ajo do të përballet me gjykatat.

Nëse 2/3 e Shtëpisë së Ulët të Parlamentit votojnë në favor të largimit të saj, gjatë votimit të 17 prillit, kërkesa për largim pastaj do të dërgohej në Senat.

Nëse edhe Shtëpia e Lartë e Parlamentit do të pajtohej më një shumicë të thjeshtë për ta dërguar Rousseff në gjykim, ajo pastaj do të pezullohej nga pozita e saj.

XS
SM
MD
LG