Ndërlidhjet

Gjenerali kërkon nga trupat amerikane të mbesin apolitike gjatë zgjedhjeve


Ilustrim
Ilustrim

Një gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane u ka bërë thirrje trupave amerikane, në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që të qëndrojnë larg politikës.

Gjenerali Joseph Dunford, kryesues i Shtabit të Përbashkët, është duke e bërë gati një letër për të gjitha forcat ameriane, si për zyrtarët e lartë, ashtu edhe ushtarët e thjeshtë, e cila i inkurajon ata që të mbesin apolitik gjatë zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Dunford do “t’u rikujtojë trupave nevojën e qëndrimit apolitik, në mënyrë që Amerika ta ruajë besimin në ta”, i ka thënë CNN-it zëdhënësi i gjeneralit, Kapiteni i Marinës, Greg Hicks.

Kjo letër vjen pasi disa zyrtarë të lartë të ushtrisë amerikane u pyetën nëse ata pajtohen me çështjet e ngritura nga kandidatët republikanë për president të SHBA-ve.

Hicks tha se ushtria amerikane u rikujton forcave të saj që të përmbahen nga debatet gjatë sezonës së fushatës zgjedhore.

XS
SM
MD
LG