Ndërlidhjet

logo-print

Komediani gjerman ruhet nga policia për shkak të poezisë për Erdoganin


Komediani gjerman, Jan Boehmermann (majtas) dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Komediani gjerman, Jan Boehmermann (majtas) dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Komediani televiziv gjerman, Jan Boehmermann, është vendosur nën mbrojtjen e policisë, pasi ka lexuar një poezi të turpshme për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Një zëdhënës i policisë gjermane ka thënë se makina e policisë është vendosur përpara shtëpisë së tij.

Erdogan ka bërë ankesë penale kundër satiristit, duke nxitur debat në Gjermani për lirinë e fjalës.

Më 31 mars, Boehmermann, në programin e tij javor në transmetuesin ZDF, e ka portretizuar presidentin turk si “idiot profesionist’ dhe ka thënë se ai “ka kryer akte seksuale me kafshë”.

Nuk është e qartë nëse ka pasur kërcënim konkret kundër Boehmermannit, por policia në Këln u ka thënë mediave gjermane: “Kur nuk mund të përjashtoni diçka, duhet të bëni diçka”.

Prokurorët gjermanë janë duke hetuar nëse Boehmermann ka shkelur ligjin kundër fyerjes së udhëheqësve të huaj.

XS
SM
MD
LG