Ndërlidhjet

Aeroplanët luftarakë rusë me “agresivitet” kundër anijes amerikane


Luftanija amerikane U.S.S. Donald Cook duke hyrë në portin Gdanjsk në Poloni më 8 prill
Luftanija amerikane U.S.S. Donald Cook duke hyrë në portin Gdanjsk në Poloni më 8 prill

Një zyrtar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara tha se dy aeroplanë luftarakë rusë dje kanë fluturuar në mënyrë “agresive” mbi luftanijen e udhëzuar raketore amerikane (destrojer) në “profile të simuluara sulmuese” në ujërat ndërkombëtare afër bregdetit të Rusisë.

Ky zyrtar amerikan tha se aeroplanët rusë të tipit, SU-24, nuk ishin të armatosur gjatë këtij incidenti, por kanë fluturuar aq afër luftanijes së Shteteve të Bashkuara sa që kanë krijuar “valë uji”.

Po ashtu, një helikopter rus i tipit, KA-27 Helix, disa herë ka qarkualluar rreth anijes U.S.S. Donald Cook, dhe ka fotografuar.

Tash kjo luftanije amerikane është në Detin Baltik, pasi është larguar nga porti Gdanjsk në Poloni, më 11 prill.

Luftanija U.S.S. Donald Cook, ka përjetuar disa herë fluturime të afërta nga aeroplanët luftarakë rusë në Detin e Zi në prill të vitit 2014, ku, po ashtu, lundronte në ujërat ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG