Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme në Shkup


Protestuesit në Maqedoni përleshen me policinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:52 0:00

Në Shkup, protestat kundër presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, janë përshkallëzuar në dhunë.

Disa protestues janë plagosur gjatë përleshjeve me policinë, ndërsa disa të tjerë janë shoqëruar në stacione policore.

Situata ka eskaluar në momentin kur forcat e policisë kanë tentuar të ndalojnë turmën e protestuesve që të mos demolojë zyrën e presidentit.

Por, një pjesë e Zyrës Popullore të Presidentit të Maqedonisë është djegur tërësisht.

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë dhe gjësende të forta edhe Ministrinë e Drejtësisë, por forcat policore kanë arritur t’i shpërndajnë prej atje.

Protestuesit, nën organizimin e organizatës joqeveritare “Protestoj”, janë mbledhur kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falur të gjithë politikanët dhe personat e tjerë, të akuzuar nga Prokuroria Speciale për vepra të rënda si: falsifikim i zgjedhjeve, shkatërrim i aparaturave me të cilat janë kryer përgjime, pedofili, keqpërdorime financiare dhe shpërdorime tjera të detyrës zyrtare.

Protestuesit kanë thënë se presidenti mund “t`i falë kriminelët, por këtë nuk do ta bëjë populli”.

Protestuesit janë shpërndarë, ndërkohë që në pikat kryesore të Shkupit mbeten të stacionuara forca të shumta policore.

Ivanov ka marrë të martën vendimin për të falur politikanët e akuzuar për shkelje, duke shkaktuar reagime të ashpra edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG