Ndërlidhjet

Putin: Zbulimet e Letrave të Panamasë – provokim


Vladimir Putin duke folur në emisionin e sotëm televiziv të pyetje-përgjigjeve

Vladimir Putin duke folur në emisionin e sotëm televiziv të pyetje-përgjigjeve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se zbulimet e Letrave të Panamasë janë “provokim” me qëllim të mbjelljes së dyshimit në mesin e rusëve.

Duke folur gjatë emisionit të sotëm televiziv të pyetje-përgjigjeve, Putin ka theksuar se gazeta gjermane, Suddeutsche Zeitung, që i ka marrë dokumentet e rrjedhura për kompanitë jashtë vendit dhe shmangien e tatimeve, kishte “obligim” ndaj kompanisë investuese Goldman Sachs në Shtetet e Bashkuara.

Putin, po ashtu, i ka hedhur poshtë akuzat nga letrat e rrjedhura se miku i tij i ngushtë, violonçelisti, Sergei Roldugin, i ka kontrolluar firmat e jashtme me fluks të parave të gatshme në verë prej afro 2 miliardë dollarëve, duke thënë se Roldugin nuk ka në pronësi asgjë dhe se aktualisht është në borxh me qëllim që të blejë instrumente muzikore për muzikantët rusë.

Zoti Putin tha se përpjekjet për ta manipuluar opinionin publik në Rusi do të shtohen, derisa në Rusi po afrohen zgjedhjet e shtatorit dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që do të mbahen në mars të vitit 2018.

XS
SM
MD
LG