Ndërlidhjet

Liga e kampionëve: M.City – R.Madrid dhe A.Madrid - B.Munchen


Ilustrim
Ilustrim

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale të Ligës së Kampionëve në futboll për edicionin 2015 - 2016. Sipas shortit, Manchester City, që për herë të parë mbërrin në gjysmë finale të kësaj gare, do të ndeshet me dhjetë herë kampionin e Evropës, Real Madridin.

Kurse ndeshja tjetër do të zhvillohet ndërmjet Atletico Madridit me Bayern Munchen. Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen me 26 dhe 27 prill, ndërsa ato të kthimit me 3 dhe 4 maj.

Ekipet fituese do të ndeshen në finale më datën, 28 maj, në Milano.

XS
SM
MD
LG