Ndërlidhjet

Zyrtarizohet marrëveshja mes AAK-së dhe Nismës


Prishtinë
Prishtinë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë pajtuar për krijimin e "boshtit opozitar" në Kosovë.

Liderët e këtyre dy partive kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen e bashkëpunimit.

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën kanë thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes se deri më tani, kanë qenë të bashkuar kundër qeverisë, e nga tash e thellojnë bashkëpunimin me një koalicion parazgjedhor.

Haradinaj dhe Limaj kanë thënë se janë të hapur për partitë e tjera politike, si dhe për përfaqësues të shoqërisë civile e personalitete nga jeta publike që të bashkohen në synimet e tyre.

Pjesë e kësaj marrëveshjeje nuk është Lëvizja Vetëvendosje, e cila për disa muaj ka bashkëvepruar me AAK-në dhe Nismën në kundërshtimin e disa marrëveshjeve që Qeveria e Kosovës ka nënshkruar me Serbinë.

"AAK dhe Nisma, me anë të këtij koalicioni, zotohen se do të ecin bashkë, por jo se janë bërë bashkë në kuptimin e një partie", ka thënë Bilall Sherifi, sekretari i Nismës për Kosovën.

Partitë politike opozitare, pavarësisht disa mospajtimeve, vazhdojnë të insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si zgjidhje e vetme për të dalë, siç thuhet, nga kriza politike, në të cilën është futur Kosova.

Sipas opozitës, pa largimin e Qeverisë aktuale, e cila udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të ketë ndryshime pozitive në Kosovë.

XS
SM
MD
LG