Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në Kabul, “shumë” të vrarë


Kabul, 19 prill 2016.
Kabul, 19 prill 2016.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë se “shumë njerëz” janë vrarë dhe plagosur nga një sulm në qendër të Kabulit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqqi, ka thënë se sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer një automjet.

Shpërthimi është pasuar me të shtëna me armë zjarri.

Dhjetëra njerëz raportohen të plagosur.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Sulmi vjen një javë pasi grupi militant ka thënë se ka nisur, siç e quan ai, ofensivën e pranverës.

Sulmi ka ndodhur në një lagje banimi, në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe objekteve të sigurisë.

Presidenti Ghani e ka dënuar atë “në termat më të fuqishëm të mundshëm”.

XS
SM
MD
LG