Ndërlidhjet

PK: Situata e sigurisë e qetë, votimi pa probleme


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Votimi për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë, po zhvillohet pa probleme, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Besim Hoti, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, se pjesëtarët e kësaj policie janë të pranishëm në çdo lokacion ku po mbahen votimet dhe deri më tash nuk është shënuar asnjë incident.

“Sa i përket punës policore dhe angazhimet, Policia e Kosovës është duke e dhënë asistencën e saj për OSBE-në, në grumbullimin e votave të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë. Policia e Kosovës është duke iu përgjigjur kësaj situate në kuadër të detyrave të rëndomta, pikërisht në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, deklaron Hoti.

Ai shton se gjatë tërë ditës, roli i Policisë së Kosovës do të jetë ruajtja e rendit publik dhe ofrimi i asistencës për OSBE-në.

Ndryshe, në mjediset e banuara me pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, sot janë hapur vendvotimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

XS
SM
MD
LG