Ndërlidhjet

Shifrat zyrtare konfirmojnë fitoren e Vuçiqit


Aleksandër Vuçiq, 24 prill 2016
Aleksandër Vuçiq, 24 prill 2016

Një shifër zyrtare e votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 24 prillit në Serbi tregon se partitë pro-evropiane kanë korrur fitore bindëse.

Por, rezultatet gjithashtu tregojnë se nacionalistët pro-rusë po kthehen në parlament, për herë të parë që nga viti 2012.

Me 96 për qind të votave të numëruara, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se Partia Përparimtare e kryeministrit, Aleksandër Vuçiq, ka vituar 48 për qind të votave.

Partneri i koalicionit i Vuçiqit, Partia Socialiste, ka fituar 11 për qind të votave, ndërsa dy partitë e krahut të djathtë, Partia Radikale fitoi 8 për qind, ndërsa DSS-Dveri 5 për qind të votave.

Por, që të dy partitë kanë fituar mjaftueshëm vota sa për të pasur deputetë në parlamentin prej 250 ulësesh.

XS
SM
MD
LG