Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Kanadasë dënon vrasjen e pengut nga islamistët


John Ridsdel

John Ridsdel

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka dënuar vrasjen e një shtetasi kanadez, të marrë peng nga militantët islamikë në Filipine.

John Ridsdel, 68 vjeç, është rrëmbyer nga një vendpushim turistik, së bashku me tre persona të tjerë, nga grupi Abu Sajaf, në shtator të vitit 2015.

Në nëntor, militantët islamikë kanë publikuar një video që tregonte të gjitha pengjet dhe kanë kërkuar 80 milionë dollarë shpërblim.

Afati i pagesës ka skaduar më 25 prill dhe policia e Filipineve ka thënë se ka gjetur kokën e prerë të Ridsdelit në rajonin Jolo.

Trudeau ka thënë se vdekja e Ridsdelit është një “akt i vrasjes gjakftohtë”.

XS
SM
MD
LG