Ndërlidhjet

Parlamenti irakian aprovon riformatim të pjesshëm të Kabinetit qeveritar


Protestuesit në Irak kërkojnë riformatimin e qeverisë
Protestuesit në Irak kërkojnë riformatimin e qeverisë

Parlamenti i Irakut ka aprovuar një riformatim të pjesërishëm të Kabinetit qeveritar, të propozuar sot nga kryeministri Haider al-Abadi, pas presionit publik në rritje për reforma, përfshirë protestat masive që po udhëhiqen nga një klerik shiit me ndikim.

Mijëra ndjekës të klerikut Muqtada al-Sadr më herët sot dolën jashtë “Zonës së Gjerlbërt” të kryeqytetit për të protestuar, duke bërë thirrje për reforma politike dhe luftë kundër korrupsionit.

Protestuesit përkrahën planet e al-Abadit për riformatim të qeverisë, e cila do t’u ofronte pozitat kryesore teknokratëve, në përpjekjet për të çrrënjosur korrupsionin që ka penguar ofrimin e shërbimeve publike që prej pushtimit të vendit, të udhëhequr nga SHBA-të, në vitin 2003.

Muajin e kaluar, al-Abadi propozoi reduktimin e numrit të ministrave të Kabinetit në 16, nga 21 anëtarë të qeverisë sa ishin më herët. Ai ka dorëzuar emrat e teknokratëve të pavarur për 14 pozita ministrore, por thotë se do të presë edhe pak kohë për zëvendësimin e ministrave të Brendshëm dhe të Mbrojtjes, për shkak të situatës së tensionuar të sigurisë në vend.

Zëdhënësi i Parlamentit, Emad al-Khafaji, i ka thënë agjencisë së lajmeve Associated Press se ligjvënësit kanë aprovuar nominimet për gjashtë ministri, duke shtuar se kryeministri al-Abadi ka kohë deri të enjtën për t’i dorëzuar emrat e tjerë.

Ende është e paqartë se sa anëtarë do t’i ketë Kabineti i ri qeveritar.

XS
SM
MD
LG