Ndërlidhjet

Lavrov pritet të takohet me Zannierin në Moskë


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov (djathtas), gjatë një takimi të mëhershëm me Lamberto Zannierin, sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov (djathtas), gjatë një takimi të mëhershëm me Lamberto Zannierin, sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të takohet sot në Moskë me Lamberto Zannierin, sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Takimi vjen në kohën kur në Moskë po mbahet një konferencë për siguri, e organizuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Ministria e Jashtme ruse tha se Lavrovi dhe Zannieri do të diskutojnë për aktivitetet e Misionit Special Monitorues të OSBE-së në Ukrainë. Ky mision po e bën mbikqyrjen e armëpushimit në lindje të Ukrainës, i cili është pjesë e marrëveshjes së Minskut.

Para vizitës së tij në Moskë, Zannier shkruajti një artikull, të publikuar nga gazeta e biznesit Kommersant, ku sugjeronte se ai dhe Lavrovi gjithashtu mund të diskutojnë për marrëdhëniet e Rusisë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG