Ndërlidhjet

Thaçi: Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social facebook, Thaçi thotë se populli kosovar është i vendosur të shikojë nga e ardhmja më e mirë për gjeneratat e reja.

Këto komente Thaçi i ka shkruar pas pjesëmarrjes në shënimin e Ditës së të Pagjeturve në fshatin Meje të Gjakovës.

Ai ka shtuar se duhet të punohet më shumë për të ardhmen e sigurt evropiane, për drejtësi për të gjitha viktimat e luftës dhe për pajtim.

Masakra e Mejës dhe e rrethinës besohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, ku u vranë e masakruan 376 qytetarë.

Aktualisht, në Kosovë llogaritet se ka mbi 1,600 persona të pagjetur të luftës.

XS
SM
MD
LG