Ndërlidhjet

Kuvendi po zhvillon seancë pa opozitën


Foto arkivi
Foto arkivi

Kuvendi i Kosovës po zhvillon sot një nga seancat e rregullta plenare.

Në rend të ditës janë 14 pika, që përfshijnë: zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së (Radio-Televizionit të Kosovës), zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës e të tjera.

Ngjashëm me seancat e fundit, as sot opozita nuk po merr pjesë.

Ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend dhe të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë.

Opozita, qysh në muajin gusht, ka penguar ose bllokuar punën e Kuevndit në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen me Serbinë, të nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbë në Kosovë.

Opozita thotë se ky asociacion do të çonte në ndarje të Kosovës.

XS
SM
MD
LG