Ndërlidhjet

Protesta në Beograd për parregullësi zgjedhore


Protesta në Beograd, 30 prill 2016

Protesta në Beograd, 30 prill 2016

Rreth 2,000 njerëz kanë protestuar në Beograd, lidhur me pretendimet për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit, duke kërkuar një përsëritje të votës në 15 qendra të votimit.

Protestuesit e akuzuan sot kryeministrin Aleksandër Vuçiq për manipulim të rezultateve zgjedhore, me qëllimin për të parandaluar partinë Dveri nga arritja e pragut zgjedhor prej 5 për qind, një kuotë kjo e domosdoshme për të fituar ulëse në Parlament.

Sipas rezultateve paraprake, Dverit i mungonte vetëm një votë për ta kaluar pragun dhe marrjen e 13 ulëseve në Parlament. Nëse Dveri nuk arrin të hyjë në Parlament, Partia Përparimtare e Vuçiqit do t’i merr shtatë ulëset që janë në dispozicion.

Zyrtarët zgjedhorë kanë bërë thirrje për një votë të re në 15 qendra të votimit, aty ku është raportuar për parregullësi. Rreth 18 mijë votues kanë të drejtë të marrin pjesë në votimet që do të përsëriten më 4 maj.

Përkrahësit e ish-presidentit Boris Tadiq gjithashtu morën pjesë në protestën e sotme. Bllokut të tij zgjedhor i mungojnë 700 vota për ta kaluar pragun prej 5 për qind të votave të nevojshme.

XS
SM
MD
LG