Ndërlidhjet

logo-print

VV: Gjendja e klasës punëtore në Kosovë, e mjerueshme


Ilustrim

Ilustrim

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se numri i të papunëve në Kosovë dita ditës po rritet.

Përmes një kumtese për media, Vetëvendosje thotë se punëtorët e Kosovës e kanë të mohuar kontributin e tyre në ekonominë kombëtare, dhe po shtyhen gjithnjë e më shumë në emigracion apo në papunësi.

Më tutje, në kumtesë thuhet se për të kuptuar gjendjen e punëtorëve në Kosovë mjafton të shihet gjendja e ekonomisë së Kosovës.

“Gjigandët industrialë të Kosovës janë privatizuar e janë shkatërruar, duke lënë pa punë shumë kuadro e punëtorë të kualifikuar. Prodhimi është dëmtuar rëndë nga importi i pakontrolluar dhe nga mungesa e mbrojtjes prej qeverisë. Ndërsa kapitali vendor është në masë të madhe i përqendruar në sektorë si ndërtimi, bankat, mediat apo shërbime të tjera. Fatkeqësisht, punëtorëve në këto sektorë rrallë u njihen të drejtat kontraktuale e u paguhen kontratat. E këto sektorë, sidoqoftë, punësojnë shumë pak njerëz, gjë që për shumicën lë si zgjidhje vetëm mërgimin”, thuhet ndër të tjera në kumtesën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje thotë se më 1 Maj nuk u uron punëtorëve festën, por u bën thirrje që punëtorët e të papunët të bashkohen me klasën e mesme, në mënyrë që të prodhojnë një fuqi politike të aftë për të balancuar interesat vetjake të klasës së sipërme.

XS
SM
MD
LG