Ndërlidhjet

Greqi: Janë miratuar masat e kursimeve


Pamje nga protestat në Athinë të Greqisë
Pamje nga protestat në Athinë të Greqisë

Parlamenti i Greqisë e ka miratuar pakon e reformave financiare, para takimit të paraparë të ministrave të financave të Bashkimit Evropian.

Në parlamentin prej 300 deputetëve, vetëm 153 vetë të koalicionit qeverisës majtist në Greqi, votuan mbrëmë për zvogëlimin e pensioneve dhe ngritjen e tatimeve. Të gjithë ligjvënësit opozitarë votuan kundër.

Nesër në Bruksel ministrat e Bashkimit Evropian pritet të takohen për të shqyrtuar implementimin e kushteve lidhur me kredinë prej 95 miliardë dollarëve, me qëllim që të lejohet pagesa e këstit të ardhshëm për Greqinë.

Ky votim u bë të njejtën ditë derisa mijëra grekë protestuan në Athinë kundër reformave jopopullore.

Ka pasur edhe përleshje ndërmjet demonstruesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë, me ç’rast është përdorë edhe gaz lotsjellës.

XS
SM
MD
LG