Ndërlidhjet

Në Gjermani, një burrë ka therur katër persona; njëri i vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Policia gjermane ka njoftuar se një burrë ka therur sot me thikë katër njerëz, duke vrarë njërin prej tyre, në një stacion të trenit.

Incidenti ndodhi në stacionin Grafing, rreth 30 kilometra në lindje të Mynihut, pak para orës 5 të mëngjesit.

Zëdhënësja e policisë, Michaela Grob, tha se burri është arrestuar dhe autoritetet po punojnë në drejtim të identifikimit të tij.

Hetuesit thanë se sulmuesi ka pasur “motive të qarta islamike”.

Disa dëshmitarë kanë thënë se sulmuesi ka thirrur ‘Allahu akbar” (Zoti është i madhërishëm, në arabisht).

XS
SM
MD
LG