Ndërlidhjet

logo-print

Mbretëresha Elizabeth II kapet duke përgojuar zyrtarët kinezë


Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, është kapur në kamera duke thënë se zyrtarët kinezë kanë qenë “shumë të vrazhdë” gjatë vizitës shtetërore të presidentit Xi Jinping, vitin e kaluar.

Ajo është kapur duke biseduar me një zyrtare të lartë të policisë në kopshtin e Pallatit Bukinghem, të mërkurën.

Pallati Bukinghem ka thënë se nuk i komenton bisedat private të Mbretëreshës.

“Vizita shtetërore e autoriteteve kineze ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe të gjitha palët kanë punuar nga afër për të siguruar rrjedhën pa probleme të saj”, ka hënë Pallati mbretëror.

Në atë kohë, Mbretëresha e ka cilësuar vizitën si historike dhe ka thënë se lidhjet anglo-kineze po marrin “lartësi ambicioze”.

Vizita ka pasur të bëjë me investimet kineze.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe gruaja e tij, Peng Liyuan, janë nderuar me një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, të organizuar nga Mbretëresha.

XS
SM
MD
LG