Ndërlidhjet

Thaçi: Pas pranimit në UEFA dhe FIFA do të ndërtohet një stadium i ri


Ilustrim
Ilustrim

Pas pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka theksuar se në Prishtinë do të ndërtohet edhe një stadium i ri i futbollit.

“Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëseve, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, ka shkruar zoti Thaçi në rrjetin Facebook.

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, është vlerësuar si moment historik për Kosovën dhe futbollin e saj.

XS
SM
MD
LG